Osmani në takim me Sobotkën, e falënderon për mbështetjen

Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin euroatlantik.
Kështu deklaroi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Osmani bëri të ditur se me Sobotkën diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
“Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt. Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi Osmani në Facebook./21Media

Back to top button