Osmani në takim me Wigemark: Të rritet efektiviteti i gjyqësorit në pandemi

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.

Sipas një komunikate për media, Wigemark ka përgëzuar kryetaren Osmani për miratimin ne Kuvend të Ligjit për Pandeminë, me të cilin sigurohet baza ligjore për menaxhim më efikas të kësaj situate.

Shefi i EULEX-it shprehu shqetësimin për dinamikën e ulët të proceseve gjyqësore gjatë kohës së pandemisë. Teksa Osmani potencoi se mbrojtja e të drejtave të palëve në procese gjyqësore dhe evitimi u vonesave është me rëndësi në kohë pandemie.

Në këtë kontekst është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së avokatit të popullit. Të dy palët u dakorduan që ky proces duhet të shoqërohet me respektim të bazës ligjore, në mënyrë që në krye të këtij institucioni të vihet person i përgatitur profesionalisht dhe me integritet./21Media

Back to top button