U.d. i presidentit, Vjosa Osmani sot nga ora 13:00 fillon konsultimet me partitë politike. Osmani me liderët e partive politike do takohet veç e veç.

Osmani në orën 13:00 e ka ftuar lëvizjen “Vetëvendosje”, në orën 14.00 Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pjesëmarrjen ne takimin e thirrur nga u.d e presidentit Vjosa Osmanit tashmë e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK.

Ndërsa, PDK-ja edhe pse ende nuk ka dalë me një përgjigje rreth takimit qysh mbrëmë e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses dhe lajmin që vendi të shkojë në zgjedhje./21Media