Osmani në Tiranë: Do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së t’i heqin vizat për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po pret mysafirët në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Rama ka pritur edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa në fotografitë e bëra publike të dy shfaqen të buzëqeshur.
Osmani u shpreh e lumtur që ishte e pranishme në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
“Është një samit shumë i rëndësishëm. Shpresoj që konkluzionet dhe deklarimet do të tregojnë unitetin e europian drejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë jam këtu si lideri i një vendi më tepër pro evropian dhe tregojmë angazhimin tonë drejt BE-së dhe sa i takon angazhimeve dhe politikave të BE-së dhe sanskioneve ndaj Rusisë. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët drejt realizimeve sa i takon procesit të liberalizimit të vizave. Kosova do të dorëzojë aplikimin për kandidate për BE-në brenda këtij viti. Shpresojmë në mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së. Nuk është vend për dialog mes Serbisë dhe Kosovës por është një proces që besojmë se të çohet në njohjen reciproke mes dy shteteve”, tha Osmani./21Media

Back to top button