Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

 

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes.

Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.

“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë Osmani.

Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje në një seancë të jashtëzakonshme, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit./21Media

Back to top button