Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, karshi babait të saj, i ngjasojnë më ato të viteve të ’90 që i janë bërë zyrtarëve të LDK-së.

“Kjo ma kujton gjuhën e viteve të 90’ta kur zyrtarët e LDK-së shpalleshin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe pastaj e dinë çka ju ndodhë atyre. Dua të them sot se familja ime do të merret me tëra këto me institucionet e drejtësisë, por nëse diçka i ndodh familjes time, ne e dimë kush është përgjegjës”, tha Osmani.

Asaj i ka mbetur paksa hatri që lideri i partisë së LDK-së, Isa Mustafa, që nuk ka reaguar ndaj gjuhës së presidentit.

“E kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook në portale, por nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ku është momenti kur kërcënimi bëhet serioz”, ka deklaruar ajo./kallxo.com