Osmani: Nëse Putini merr atë që do, kjo nënkupton fund i demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se nëse presidenti rus Vladimir Putin lejohet të marrë atë që do, atëherë kjo do të thotë fund i demokracisë.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Osmani ka thënë se duhet siguruar që regjimi i Putinit të bjerë.
“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhë të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”, ka thënë Osmani.
Osmani shtoi se këto lloj regjimesh asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme.
Ndryshe, Presidentja po qëndron për vizitë në Katar, ku edhe është takuar me krerët e shtetit./21Media

Back to top button