Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot po viziton Komunën e Obiliqit.

Osmani ka thënë se që nga sot po fillojnë vizitat nëpër komuna, në saje të një nisme të cilën e ka quajtur “Vizitat tona të gjelbra”.

Ajo ka thënë se kanë zgjedhur si komunë të parë Obiliqin, pasi që është më e ndotura, pastaj edhe me komunat e tjera./21Media