Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka pranuar të komentojë shkarkimin e saj nga pozitat në LDK, duke thënë se e rikonfirmon atë që ka shkruar në ditën kur kolegët e saj nga kjo parti kanë votuar pro largimit të saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo.

Osmani u shkarkua me 70 vota pro të Këshillit të Përgjithshëm, që numëron 123 anëtarë.