Emërimi djalit të deputeti, Haxhi Shala si Konsull i  Përgjithshëm në Pragë ka ngjallur shumë reagime. Lidhur me këtë ka reaguar edhe u.d. të presidentes, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se këto emërime janë bërë nga ish- Presidenti Thaçi, dhe se këto vendime do të shfuqizohen.

Tutje ajo ka thënë se pavarësisht kërkesës së saj nuk deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Emërimi i Flakron Shalës është bërë me dekret të presidentit Thaçi pas rekomandimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, tani bashkëpartiake me Shalën./21Media