Osmani pasi dekoroi kombëtaren:  Ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Ekipi i Kombëtares sonë në futboll.

Pas kësaj Osmani tha se , me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë.

“Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë. “, ka deklaruar Osmani./21Media

Back to top button