Osmani për Leotrimin: Qëndrojmë me familjen e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shtatëvjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 432 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.

Ajo u shpreh se qëndrojnë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre.

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeçar kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij, në Skenderaj është ngritur shtatorja. Ne qëndrojmë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani në platformën ”X”.

Back to top button