Osmani për sulmin në spitalin në Gaza: Të pafajshmit të mbrohen, civilët vuajnë më së shumti në çdo konflikt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një spital në Gaza ku humbën jetën qindra persona.

Osmani përmes një postimi në platformën X bëri thirrje që të mbrohen të pafajshmit, duke shtuar se civilët janë ata që vujanë më së shumti në çdo luftë.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.”, shkroi Osmani.

Qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një spital në Gaza të martën mbrëma.

Për këtë sulm Hamasi fajësoi Izraelin. Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez./21Media

Back to top button