Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.
“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button