Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër përfshirjes evenduale të Rusisë në dialogun Kosovë- Serbi.

Ajo mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialog e ka cilësuar si kthim një hap prapa.

“Në vitin 2010 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka vendosur si të procedohet për dialogun Kosovë- Serbi absolutisht ka përjashtuar një format ku edhe Rusia do të merrte pjesë, siç ka qenë pë rshembull formati i Trojkës. Tani më në çoftë se kthehemi në formate ku Rusia ka zë dhe ka rol aq sa ka pasur para pavarësisë së Kosovës, besoj që kthehemi mbrapa, dhe kthehemi prapa erdhe politikisht… Nuk e shoh aspak të nevojshme e aq më pak si ndihmesë përfshirjen edhe të Rusisë në këtë proces…Rusia e ka dëshmuar që qëllimin e vet në Ballkan e ka destabilizimin e rajonit. Kjo është një çështje që BE do të duhej ta trajtonte me seriozitet”, ka thënë Osmani.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Harchenko, ka thënë se vend i tij do ta shqyrtojë mundësinë e përfshijres në dialogun Kosovë -Seribi nëse këtë e këron Serbia. Sa i përket kësaj SHBA-ja është shprehur se çdokush që ka ide të mira për paqen në rajon është i mirëseardhur./21Media