Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka deklaruar se gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari janë vrarë, pastaj janë djegur dy herë radhazi.

Osmani është shprehur se ky krim kishte për qëllim shfarosjen e zhukjen e popullit shqiptar.

“Prandaj, viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj masakre janë dëshmi e fuqishme se në këtë fshat më 17 prill 1999 ndodhi Holokausti i Kosovës. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç. Bashkë me ta është vrarë edhe poeti i tyre, poeti i fëmijëve Ymer Elshani me gruan, katër djemtë, nënën dhe kunatën. Dëshmitë dhe disa dëshmitarë të mbijetuar në Poklek si dhe në masakrën në Çikatovë të Vjetër ku u vranë edhe 24 civilë shqiptarë po më 17 prill, qartë tregojnë qëllimin shfarosës që kishte Serbia.”, ka shkruar Osmani në facebook.

Pokleku është Holokausti i Kosovës

Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të…

Posted by Vjosa Osmani on Saturday, April 17, 2021

22 vjet më parë, në dy vendet, nga masakra në fshatin Poklek dhe Çikatovë e Vjetër të Drenasit, ushtria serbe ka masakruar, vrarë, djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.