U.D e presidentes, Vjosa Osmani pasi vizitoi Klinike Infektive në QKUK, u shpreh se kjo vizitë u bë për t’i inkurajuar mjekët dhe infermierët në prag të festave.

Sot kur parashihet të votohet në lexim të dytë projketligji për buxhetin, Osmani tha se pati kërkesë nga punonjësit shëndetësorë që në ndarjet buxhetore ta kenë prioritet numër një shëndetësinë.

“Vetëm kur e ndryshojmë mentalitetin qeverisës në një mentalitet ku shëndetësia e arsimi janë prioritare dhe jo investimet në asfallt të cilat shumë herë janë edhe të panevojshme atëherë ne do të kemi kualitet edhe në shërbimet shëndetësore”, tha Osmani./21Media