Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot në Tiranë për të nisur vizitën treditore në Shqipëri.

Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Pas takimit të tyre, do të ketë edhe një konferencë për media.

Kujtojmë se deri të premten, Osmani do të takojë të gjithë liderët shtetërorë dhe politikë të Shqipërisë.

Para mbërritjes në Tiranë, u.d. së presidentes bëri homazhe te memoriali i Skënderbeut në Lezhë.