Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.

Osmani e përgëzoi ambasadorin për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet  Kosovës e Gjermanisë. Ajo pohoi se me përfaqësimin e ambasadorit partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej.

Osmani potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj. Sipas kryetares, gjatë mandatit të Heldt, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.