Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.
Në takim me komandantin, Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.
Presidentja vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.
Edhe komandanti Kajari falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes./21Media