Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Osmani është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë që në paraditen e së premtes, ministri Osmani u taku me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla.

Në konferencën e përbashkët Gërvalla tha se janë të shumta temat që i bashkon Kosovën dhe Maqedoninë duke theksuar se të dyja këto shtetet ndajnë interesat e përbashkëta politike e ekonomike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.