Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se sot ka proceduar një amendament në Ligjin për rishikim buxhetor, për t’u ndarë qytetarëve maska falas. Sipas Osmanit, është propozuar një shumë prej tre milionë eurosh.

“Dua t’ju njoftoj se unë sot kam proceduar amendament në Ligjin për rishikim buxhetor, në mënyrë që të përfshihet buxheti për shpërndarjen e maskave shumë përdorimëshe falas për qytetarët mbi moshën 6 vjeçare. Fjala është për maskat që mund të përdoren më shumë se njëherë. Në tregun tona, tek prodhuesit vendorë ato kushtojnë përafërsisht një euro, që do të thotë buxheti i propozuar është 3 milionë euro. Në këtë mënyrë secili qytetar që ka nevojë ta përdorë atë, mund ta pastrojë dhe ta përdorë sërish, për secilin nga dy maska”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit tha se buxhetin do ta marrin nga paratë e luksit./21Media