Osmani kujton 21-vjetorin e masakrës në Qerim

Osmani kujton 21-vjetorin e masakrës në Qerim

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e masakrës në lagjen Qerim në Gjakovë, ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë.

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë.

“Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës.”, shkroi ajo në Facebook./21Media