Osmani refuzoi të hyjë në sallën e Këshillit të Sigurimit pa gratë heroina të mbijetuara nga lufta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Osmani atje me vete mori edhe katër gra heroina të mbijetuara nga lufta e fundit në Kosovë.
Në hyrje të sallës ku mbahet seanca e KS të OKB-së gratë heroina nuk janë lejuar të hynin fillimisht, pavarësisht se ishin të regjistruara si pjesëmarrëse.
Mirëpo, siç po raportohet Osmani refuzoi të hynte në sallë pa to, dhe më pas, Vasfije Krasniqi, Shyrete Tahiri – Sulimani, Fahrije Hoti dhe Elhame Muçolli, u lejuan të marrin pjesë në seancën e KS të OKB-së.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?