Osmani: Rroftë Kosova dhe rroftë Shqipëria

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tirana tha se akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.
“E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura. Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Në fund ajo ka uruar këtë festë me fjalët: Urime Dita e Flamurit. Rroftë Kosova dhe rroftë Shqipëria!/21Media

Back to top button