Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka folur sot rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka shprehur bindjen se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Tutje ajo ka lënë të kuptohet se është pro mbajtjes sa ,më shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta.

Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje. Ka kohë që nuk e dëgjoj Mustafën, sepse jam e zënë me sfidat në institucionet tona që janë edhe për faj të tij. Çfarë dua të them është se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për iniciativën që do të drejtoj”, është shprehur Osmani.