Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka ftuar të dëgjohet ministri i Jashtëm i Serbisë, duke kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.

Sipas Osmanit, kjo deklaratë duhet të dëgjohet shumë herë nëse dikush ende beson se liderët që e drejtojnë Serbinë kanë ndryshuar. Osmani tutje ka thënë se Serbia ende drejtohet nga mendje “gjenocidale”.

“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Twitter.