Osmani: Serbia përfiton nga BE-ja më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë diskutimit “Përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike” në Dialogun Global në Berlin ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë mënyrën se si e ndan mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka theksuar se mjetet financiare të BE-së jo gjithherë shkojnë tek ata që rreshtohen plotësisht me të.
“Ne jemi 100% në linjë me Bashkimin Evropian, në politikat e jashtme dhe të sigurisë, që jo domosdoshmërisht do të thotë se paratë e BE-së shkojnë aty ku ka rreshtim. Për shembull, janë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë nga programet, 63% të parave të dedikuara nga BE-ja i shkojnë, gjejeni cilit shtet? Atij që nuk është i rreshtuar me BE-në. Serbisë”, ka thënë ajo
Kur është pyetur pse Serbia përfiton në këtë mënyrë, Osmani ka thënë se duhet të pyeten liderët evropianë për këtë.
“Do doja ta kisha përgjigjen. Ndoshta kur të flisni me Macronin nesër mund ta pyesni”.