U.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar se kontrata me William Walker nuk është shkëputur, por skadon këtë muaj.

Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontratë personalisht me Wlaker.

 “E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker.”, ka deklaruar Osmani.

Tutje ajo ka thënë se në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datë 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Ëalker personalisht.

Citoj: “PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT”. Z.Salihu, asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën. Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për përiudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në veçanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu siç parashihet në nenin 6 të kontratës por asgjë nuk është dërguar deri më tani.”, ka bërë të ditur Osmani.

Në fund ajo është shprehur se miqtë e Kosovës do të kenë dyert a hapura, por në përputhje me ligjin

“Cdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin.Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen.”, ka përfunduar Osmani./21Media