Osmani: Sot do të takohemi me Kurtin për tarifën

Sipas Osmanit koalicioni është duke ecur mirë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e bindur se nuk ka asnjë tendencë dhe qëllim për të dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E pyetur në lidhje me deklarimet e të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell se tarifa duhet të hiqet pa kushte, ajo tha se do të dalin me një qëndrim pas takimit që do ta zhvillojnë sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ne sot do të kemi takime me kryeministrin dhe do të dalim me një qëndrim. Sa i përket vlerësimeve se dikush po tenton të rrezikoje marrëdhëniet me SHBA-në, dua të them që në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë apo qëllim që të dëmtojë relacionet me SHBA-të. Në fakt unë shoh një bashkërendim… për temat e një rëndësie të tillë, dakordimet gjinden duke punuar në mirëbesim. Nuk ka asnjë nevojë për akuza nëpërmjet mediave”, ka shtuar ajo.

Osmani tha se për temat e rëndësisë të tillë duhet të ketë dakordime, vendime të tilla janë të ekzekutivit.

Ajo u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, por me disa dallime të vogla.

Sa i përket paralajmërimeve të AAK-së se do të ketë protesta pas heqjes së taksës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se është e drejtë kushtetuese, megjithatë sipas saj, nuk duhet të keq shfrytëzohet për organizime, një vendim që është në interes të vendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se më 2 mars do të ketë seancë të jashtëzakonshme.

“Po ashtu do të kemi seancë me datën 5 mars, për epopenë e UÇK-së, dhe me 9 mars një seancë në për ditën e gruas. Do ta trajtojmë dhe sensibilizimin për gratë e dhunuara”, tha ajo.

Back to top button