Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot mbajti një takim online me Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe anëtarë të Komisionit të Venecias.

Njoftohet se në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe KE-së,

Osmani theksoi se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, i cili gëzon respekt në vendin tonë. Tutje ajo ka potencuar rolin e Komisionit të Venecias në ofrimin e opinioneve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit.

“U diskutua edhe për çështjet ligjore, të cilat janë dërguar nga pala kosovare dhe të cilat aktualisht po trajtohen nga Komisioni i Venecias”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias: Antonio Henriques Gaspar (anëtar), Martin Kuier (anëtar zëvendësues), Cesare Pinelli (zv.anëtar), Silvia Grundmann (shefe e Institutit Demokratik dhe e Divizionit për të drejta të njeriut).​. /21Media