Osmani takohet me ambasadorin austriak: BE të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Siç bëri të ditur Presidenca, Osmani ritheksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.
Presidentja kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon. Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.
“Presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button