Osmani takohet me drejtues të BE-së, në fokus vizat dhe vaksinat

 

Ushtruesja në detyrë e presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani nisi vizitën dyditore në Bruksel. U takua me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli e më pas edhe me Komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi. Gjatë vizitës në Bruksel, Osmani do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak./21Media

(Përgatiti: Albulena Nuha)

Back to top button