Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Mbështetja e tyre, rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me delegacionin e kongresistëve amerikanë.
Ajo këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm.
E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.
“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?