Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.

Osmani ka njoftuar se në takim është diskutuar për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Europë.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani.

Back to top button