Osmani takohet me kryeministrin holandez foli për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes sot është takuar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se me Rutte ka folur për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Samiti #UAPeace ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me kryeministrin holandez Rutte për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Back to top button