Osmani takohet me Pendarovskin: Rikonfirmuam raportet e shkëlqyera mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut,  Stevo Pendarovski.
Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi rikonfirmuam raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin tonë të përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë. Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj. Me presidentin Pendarovski do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar edhe më shumë dy vendet tona.“, tha Osmani.
Osmani është pjesëmarrëse në “Prespa Forum Dialogue”, në Ohër i cili po vazhdon edhe sot. Ajo gjatë ditës është takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë,  Manuel Sarrazin./21Media

Back to top button