Osmani takoi kryeministrin kanadez, flasin për zhvillimet në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është me kryeministrin kanadez, Justin Truedeau gjatë Samitin e Frankofonisë që u mbajt në Tunizi.
Në një postim në Twitter, Osmani tha se me Truedeau foli për zhvillimet në rajon por edhe për mbështetjen e Kanadasë.
“Në Samitin e Frankofonisë bisedova me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, shkroi Osmani në Twitter.
Ndryshe, presidentja Osmani në fjalimin e saj në Samitin e Frankofonisë, ka thënë se Kosova po punon me këmbëngulje që ta reduktojë edhe më hendekun ndërmjet burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe zhvillimin teknologjik./21Media

Back to top button