Osmani të mërkurën fillon takimet me partitë politike

 

Presidentja Vjosa Osmani, të mërkurën do të fillojë takimet me partitë politike në Kosovë, për t’u konsultuar në lidhje me caktimin e datës së mbajtjes të zgjedhjeve lokale.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Kupina ka thënë se takimet janë paraparë me të gjitha partitë.

“Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, ka thënë ai./21Media

Back to top button