Osmani thotë se aleatët mbështesin rregulloren e BQK-së për ndalimin e dinarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit.

Ndërsa sa i përket mbylljen e komunave të strukturave paralele të Serbisë, ajo tha se ato nuk kanë të drejtë të ekzistojnë në Kosovë që nga viti 1999.

“Në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar në parlament, e nënshkruar nga kryeminsitrat e atëhershëm, ku ndër të tjerash parashihet që Serbia ka detyrim t’i zhbëjë të gjitha strukturat ilegale apo paralele në Kosovë. Që nga atëherë Serbia jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa që t’i zhbëjë këto struktura, por në veçanti strukturat ilegale të sigurisë i ka fuqizuar deri në masën që sot ato janë shndërruar në banda, të cilat organizojnë edhe sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës. Kosova ka obligim kushtetues, ka obligim ndërkombëtar që rrjedh nga marrëveshjet e Brukselit dhe Kosova ka obligim ligjor që këto struktura që mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, mos t’i lejojë të funksionojnë dhe të sigurohemi që të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, përfshirë serbët, të integrohen në shoqërinë, institucionet tona publike dhe të respektohet kushtetuta. Në këtë përpjekje, më lëni ta bëjë të qartë, aleatët tanë i kemi në krah, aleatët tanë nuk kanë qenë asnjëherë kundër Kushtetutës së Kosovës, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit. Përkundrazi, këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që kemi arritur, e kemi arritur bashkë me aleatët tanë tradicionalë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe shtetet tjera. Rrjedhimisht, unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët e Kosovës se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarin, nuk e përmend dinarin, por ka të bëjë me spastrimin e parave, parandalimin e korrupsionit dhe masat tjera… Strukturat ilegale në fakt nuk kanë të drejtë që të ekzistojnë në Kosovë që nga vitit 1999 kur i është dhënë fund prezencës së institucioneve serbe në Kosovë”, tha Osmani.

Back to top button