Osmani thotë se Qeveria e Kosovës është pakicë
18 Dhjetor 2020
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani e konsideroi qeverinë e Kosovës si pakicë.
Ajo këtë e tha në një konferencë për media ku po deklarohet rreth vizitës së saj në Shqipëri. Bëri të ditur se shprehi qëndrimin në lidhje me iniciativat rajonale, që sipas saj duhet të bëhën me parimin e gjithëpërfshirjes.
“Nuk është ky qëndrim vetëm i imi, shumica dërmuese e akterëve politikë në Kosovë, kanë shpreh qëndrimet e veta rreth kësaj çështje … janë të pakët janë pakicë ata që kanë ndryshuar, po Qeveria e Kosovës është pakicë”, tha ajo./21Media