Seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit

Në fillim të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja, shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, ka kërkuar që të hidhët në votim një mocion, i cili do të fuste në rend të ditës diskutimin dhe aprovimin e projektligjeve të propozuara nga PDK për situatën ekonomike të krijuar nga Covid 19.

“Nëse këto ligje nuk futën në procedurë dhe nuk aprovohen, atëherë edhe masat e ndërmarra nga Qeveria bien ndesh edhe me ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2020, edhe me ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, dhe bien ndesh edhe me Kushtetutën. Ne po i lusim të gjitha grupet parlamentare që t’i fusim në procedurë, t’i diskutojmë, nëse ka propozime tjera, diçka me heq, diçka me shtu, ne jemi të gatshëm. Unë i lus që ky mocion të vendoset në votim, dhe i lus deputetët që këte o dy projektligje të futën në votim”, ka deklaruar ai.

Por ky propozim i Hamzës u hedh poshtë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo tha se nuk mund ta vendos në seancën e sotme në votim, pasi ajo thotë se sipas komentarit, nuk mund të caktohen pikat e rendit të ditës të seancës së jashtëzakonshme gjatë saj.

“Rendi i ditës për situatë të jashtëzakonshme duhet të caktohet paraprakisht dhe të mos ndryshohet në seancë, prandaj nuk mund ta vendos në votim propozomin në këtë seancë”, ka thënë Osmani.