Osmani tregon nëse do ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot tha se institucioni që ajo e udhëheqë ka kryer punët gjatë sesionit pranveror, por Qeveria Hoti ka dështuar në miratimin e ligjeve dhe sigurimin e shumicës parlamentare.

Ajo deklaroi se gjatë këtij sesioni për çështje nacionale duhet të ketë përafrim të qëndrimeve mes grupeve parlamentare.

E pyetur nga se a pritet të nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, kryeparlamentarja tha ende nuk kanë diskutuar me Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje. Ndërkohë, ajo theksoi edhe se nuk ka lobuar asnjëherë kundër Qeverisë Hoti në Kuvend.

Osmani shtoi se bashkëpunimin e vetëm në rast të zgjedhjeve të reja e ka vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Back to top button