U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin.

Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.

Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi, bëhet e ditur në njoftimin e Osmanit pas takimt.

Në anën tjetër Hoti pas takimi ka kërkuar maturi politike për të tejkaluar situatën pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Kreu i qeverisë para gazetarëve tha se është dakorduar me Osmanin që vazhdimisht të konsultohen dhe të kenë koordinim ndërinstitucional./21Media