Osmani tregon shqetësimet për Ballkanin e Hapur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ku në konferencën për media u diskutua Ballkani i Hapur.
“Për ne, Ballkani i Hapur është një hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment, Serbia po tenton ta luajë rolin kryesor në këtë iniciativë”, tha Osmani.

Tutje, Osmani tregoi shqetësimet për Ballkanin e Hapur.
“E para, kjo iniciativë ka shkelur parimin themelor, parimin e gjithëpërfshirjes, e dyta është shkelur parimi i trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve dhe e treta, kemi shqetësime rreth faktit që do të shndërrohej në një dhomë pritjeje dhe do t’u jepte arsyetim skeptik Bashkimit Evropian, që të na lënë neve të merremi me njëri – tjetrin një kohë të gjatë, në vend se të qartësohet perspektiva jonë evropiane”, shtoi Osmani./21Media

Back to top button