Osmani: Trepça e paprekshme

Grevën e minatorëve, kryeparlamentarja e cilësoi rezistencë të dyfishtë

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani sot mori pjesë në aktivitetin e shënimit të 31-vjetorit të grevës së Stan Tërgut. Grevën e minatorëve, Osmani e cilësoi rezistencë të dyfishtë.

“Në kontekstin historik, greva e minatorëve të Trepçës mund të trajtohet në dy rrafshe, si rezistencë aktive paqësore për të mbrojtur ekzistencën e popullit shqiptar në periudhën e okupimit klasik nga Serbia dhe, së dyti, si rezistencë ndaj suprimimit arbitrar të autonomisë së Kosovës”, u shpreh ajo, siç theksohet në komunikatën për media.

Sipas Osmanit, greva shërbeu për sensibilizim qytetar dhe me angazhimin e tyre vetëmohues, minatorët i lëkundën themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Osmani shtoi mëtutje se ky aset strategjik i Kosovës, përballet me sfidën e zhvillimit, ndaj ka premtuar angazhimin institucional për përmirësimin e kushteve të punës për minatorët./21Media

Back to top button