Osmani: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur

Pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmnai në një intervistë për për gazeten “die Presse” tha se ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

“Jam i sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Osmani më 1 prill.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës./21Media

Back to top button