Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte ka përgëzuar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka fituar edhe një mandat të tretë radhazi pasi Partia Socialiste të cilën ai e drejton, ka siguruar më shumë se gjysmën e votave të nevojshme ose 74 mandate për të formuar si e vetme qeverinë e re.

Një urim i kreut të shtetit të Kosovës ka shkuar edhe për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që ka dalur e dyta në këto zgjedhje, duke marrë 59 mandate.

Osmani ka uruar që të gjithë përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, ka shkruar Osmani në Twitter.