Presidentja Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti turk me rastin e shënimit të ditës së tyre.

Me këtë rast, Osmani ka potencuar se turqit përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë.

“Si Presidente e Republikës, ua urova këtë ditë dhe i sigurova se, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojmë ta promovojmë të drejtën e të gjitha komuniteteve për ta zhvilluar identitetin e vet kulturor, gjuhësor e etnik në Republikën e Kosovës si shtëpi tonën të përbashkët sot”, ka shkruar Osmani në facebook.