Osmani uron Suedinë: Moment historik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë, pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO.

Osmani ka deklaruar se kjo është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane.

“Urime, kryeministër Kristersson! Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane! Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në prëpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar prë një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke u bërë shteti i fundit nga aleanca që miratoi këtë kandidaturë. Me këtë është hequr edhe pengesa e fundit që kishte Suedia drejt anëtarësimit në NATO./21Media

Back to top button